Administrata ukrainase e rajonit të Khersonit, në jug të vendit po përgatitet për një evakuim masiv në rast se bombardimet ruse rriten, raportoi “Kyiv Independent”.

 

Për shkak të sulmeve ruse në rritje, në rajon dhe në të gjithë vendin, guvernatori, Oleksandr Prokudin urdhëroi që mjetet e evakuimit të përgatiten për një numër më të madh civilësh.

 

Ushtria e Kremlinit u largua nga Khersoni, nëntorin e kaluar duke u tërhequr në bregun lindor të lumit Dnipro.