Ushtria izraelite bastisi shtëpi të palestinezëve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe arrestoi disa prej tyre.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve Asker al-Kadim në pjesën lindore të Nablusit.

Mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të cilët reaguan ndaj bastisjes pati përleshje. Ushtarët izraelitë kërcënuan se do të prishnin shtëpitë e banorëve nëse nuk do të dorëzonin disa persona të kërkuar.

Ushtria izraelite bastisi qytete të ndryshme të Jeninit, Tulkerimit, Betlehemit dhe Khalilit dhe arrestoi disa palestinezë. Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me numrin e personave të arrestuar.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Të paktën 491 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori./aa