Agjencia turke e Inteligjencës Kombëtare (MIT) ka kryer një operacion të suksesshëm në Ayn Al-Arab në veri të Sirisë, duke e neutralizuar Sabri Abdullahun, një terrorist i lartë i PKK/YPG-së, i cili kishte bërë thirrje për sulme në qytetet turke, raporton Anadolu.

 

Bëhet fjalë për një terrorist i cili ka përdorur emrin e koduar “Mazlum Karamok”, i cili ishte plagosur në një operacion të MIT-it në vitin 2018, ndërsa terroristët e PKK-së kishin fabrikuar lajme për vdekjen e tij. Ai mbeti në krye të organizatës terroriste dhe së bashku me Fehman Huseyin, i njohur ndryshe si “Bahoz Erdal”, organizuan sulme ndaj anëtarëve të MIT-it.

 

Anëtarët e MIT-it gjetën terroristin Abdullah dhe e neutralizuan atë në Ayn Al-Arab të Sirisë

 

Ai menaxhoi përgatitjet për sulme terroriste dhe ishte përgjegjës për aktivitetet e inteligjencës dhe “spastrimin” e disidentëve brenda rrjetit terrorist PKK.

 

Abdullah ka qenë anëtar i PKK-së që nga viti 2010 dhe ka përdorur disa emra të koduar për aktivitetet terroriste në Türkiye dhe Sirinë veriore.

 

Abdullah kishte dhënë udhëzime për sulme terroriste në qytete të mëdha turke, ndërsa po ashtu nuk kishte mbajtur përgjegjësi për akuzat për përdhunimin e një gruaje në Siri, e cila më pas kishte kryer vetëvrasje.