Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se janë shumë afër për një armëpushim në Gaza dhe se deri të hënën e ardhshme mund të arrihet një armëpushim.

Biden gjatë vizitës së tij në një dyqan të akulloreve në New York, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me një pyetje se kur mund të arrihet armëpushim në Gaza, Biden tha: "Shpresoj deri këtë fundjavë. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Nuk kemi mbaruar akoma. Shpresoj se të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim (në Gaza)"./aa