Një 36-vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi tentoi që të kalonte në mënyrë të paligjshme drejt Malit të Zi një shtetase.

 

Sipas uniformave blu bëhet me dije se është vënë në pranga shtetasi Jegatheesen Jeyaseelan, 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

I arrestuari tentoi të ndihmonte një 34-vjeçare nga Sri Lanka, që të kalonte kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me automjetin e tij,.

 

Ndëkohë po procedohet penalisht 34-vjeçarja që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

 

“Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër.

 

36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.