Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me qytetarët në Fier në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Kryemadhi shkruan se në çdo lagje e çdo rrugë të Fierit ndihet fryma e ndryshimit të madh!
“Takime të vazhdueshme ditën e sotme në rajonin 3 në Fier.
E filluam pasditen nga lagjja “Mbrostar Ferko”, e vazhduam në lagjet “29 Nëntori” e “8 Shkurti” dhe e përfunduam tek “15 Tetori”.
Në çdo lagje e çdo rrugë të Fierit ndihet Fryma e Ndryshimit të madh! Fieri në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Evdar Kodhelin! Fieri në 14 Maj do të votojë numrin 1 për “Bashkë Fitojmë”, shkruan Kryemadhi.