Nëse shpesh përjetoni fryrje ose gazra, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka diçka që nuk shkon me tretjen.
Për të minimizuar gazrat dhe sikletin që kjo sjell, ekzistojnë disa metoda që ju vijnë në ndihmë menjëherë.
Provoni tërheqjen e muskujve
Tërheqja e muskujve mund të jetë shumë efektive në luftimin e fryrjes.
Kur ndiheni të fryrë, muskujt e shpinës dhe të barkut janë të shtrënguara, sepse organet zgjerohen.
Prandaj tërheqja e tyre mund të jetë një mënyrë për të gjetur lehtësim. Gjithashtu do të rrisni qarkullimin e gjakut, duke bërë që organet e tretjes të punojnë edhe më tepër.
Stërvituni
Stërvitja e rregullt ndihmon trupin tuaj të punojë në mënyrë më efikase.
Kjo metodë mund të ndihmojnë tonifikoni muret e zorrëve tuaja, duke lehtësuar kështu qarkullimin e mbetjeve nëpër to. Edhe ushtrimet me ndikim të ulët si ecja, mund t’ju ndihmojnë.
Konsumoni më shumë ujë
Konsumi i mjaftueshëm i ujit ndihmon me problemet e tretjes që mund të çojnë në fryrje. Jo vetëm uji por edhe ushqime të tilla si kastraveci, selinoja dhe shalqiri janë të pasura me ujë dhe ju vijnë në ndihmë.
Mund të provoni medikamentet pa recetë
Disa medikamente që reduktojnë gazrat dhe fryrjen e barkut, kanë treguar efikasitet në provat shkencore. Para se të provoni ndonjë medikament të tillë, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj.
Konusmoni mjaftueshëm fibra
Mos i hiqni fibrat nga regjimi juaj ushqimor, edhe nëse ato ju shkaktojnë pak fryrje. Siç e dini, një regjim ushqimor i pasur me fibra është i rëndësishëm për punën e rregullt të sistemit tretës.
Durimi që mund t’ju duhet për të ndërtuar ngadalë tolerancën ndaj këtyre llojeve të karbohidrateve, ja vlen. Filloni duke shtuar ushqime të pasura me fibra në sasi të vogla, të tilla si gjysmë filxhani ose më pak.
Sigurohuni të merrni lëngje në sasi të larta dhe të kryeni aktivitet fizik, pasi ato ndihmojnë në lëvizjen e ushqimeve përmes traktit tretës. /AgroWeb.org