Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani në Shkodër.

 

Sipas “News24”, 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një person që i kishte dhënë shtëpinë me qira, Lekë Vuksani.

 

Petrit Vuksani kishte një muaj që kishte mbërritur nga Anglia në Shqipëri. Në momentin që është qëlluar me armë zjarri, ai ka qenë i vetëm në banesë.

 

Deri më tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.