Një 53-vjeçar ka tentuar të kryej vetëvrasje në qytetin e Vlorës. Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar.

 

Sipas policisë, shtetasi R. T., rreth 53 vjeç ka tentuar të vrasë veten, ndërsa aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.