Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Eurozonë u rrit në 7 për qind në prill për shkak të rritjes së kostove të energjisë, duke përmbushur parashikimet e tregut, sipas vlerësimeve të publikuara të martën.
Shifra shënoi rritje nga niveli më i ulët 13-mujor prej 6.9 për qind në mars, pas katër muajsh radhazi rënieje.
Çmimet e energjisë u rritën me 2.5 për qind në bazë vjetore në prill, pasi ranë me 0.9 për qind në muajin mars.
Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit pritet të kenë normën më të lartë vjetore në muajin prill me 13.6 për qind, duke u zbutur nga 15.5 për qind në mars.
Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë u rrit me 0.7 për qind në muajin prill.
Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së vetme vlerësohet të ketë rënë me 0.8 për qind në bazë mujore.
/AA