Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmitro Kuleba, me të cilin kanë diskutuar për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Gjykatës Speciale për ndëshkimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës.
Osmani ka shkruar në Facebook se Maqedonia e Veriut e mbështet Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike.
.