Një grua e re nga Nex Mexico është dënuar me 16 vite burgim, pasi vitin e kaluar hodhi foshnjën e porsalindur në kontejnerin e mbeturinave.
Alexis Avil, 19-vjeçe, u dënua nën akuzën për tentim vrasje dhe për keqtrajtim të foshnjes, e cila fatmirësisht mbijetoi.
Më 7 janar 2022, kalimtarët e gjetën foshnjën në një kontejner mbeturinash në Hobbs, një qytet me rreth 40,000 banorë.
Avil, e cila në atë kohë ishte 18 vjeç, i tha policisë se nuk e dinte se ishte shtatzënë deri një ditë para se të lindte.
“E di që ajo që bëra ishte e gabuar dhe i vetmi person të cilit me të vërtetë duhet t’i kërkoj falje është fëmija im”, tha Avila në gjykatë dje.