Inteligjencës artificiale po i trembet edhe vetë krijuesi i saj.
Geoffrey Hinton, i njohur ndryshe si kumbari i inteligjencës artificiale, ka lënë punën në Google me qëllimin që të flasë lirshëm rreth rreziqeve që mund të sjellë zhvillimi i pakufizuar i saj.
Në një intervistë të dhënë për NeW York Times, 75 vjeçari është shprehur i keqardhur për shpikjen që ka bërë së fundmi për shkak të rreziqeve që paraqet për shoqërinë.
Hinton është një shkenctar i njohur i sistemeve kompjuterike duke u bërë kështu i pari për hedhjen e themeleve të inteligjencës artificiale, që pasoi me krijimin e Chatbot-eve, ose të njohura ndryshe si ChatGPT.
Sipas tij rreziqet vijnë pikërisht në përhapjen e dezinformatave dhe trazirat në tregun e punës.
“Ngushëlloj veten me justifikimin se nëse nuk do ta kisha bërë unë, dikush tjetër do ta bënte”, është shprehur Hinton.
Ndryshimet si ishte 5 vite përpara dhe si është tani janë të frikshme ka thënë ai, me frikën se Inteligjenca artificiale do të bëhet edhe më e rrezikshme në të ardhmen, pasi aktorë të ndryshëm potencialisht mund të shfrytëzojnë sistemet e avancuara për qëllime jo të mira do të jenë të vështirë për t’u parandaluar.