Futbollisti i njohur brazilian, Neymar duket se nuk mund të rrijë dot larg telasheve, teksa së fundmi luksi i shfrenuar i jetesës i ka kushtuar shumë shtrenjtë. Bëhet fjalë për një kapriço të brazilianit, që do t’i kushtojë plot 1 milion euro.

 

Bëhet fjalë për një liqen dhe një lumë artificial që Neymar kishte ndërtuar së fundmi në vilën e tij luksoze në Rio de Janeiro, një devijim zgjatimi i një lumi aty pranë, i shoqëruar edhe me prerjen e disa pemëve, të cilat kanë ngritur në këmbë menjëherë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pas denoncimit të grupeve ambientaliste.

 

Kërkesa është mirëpritur dhe ka vënë menjëherë në lëvizje edhe forcat e policisë, të cilat kanë hyrë në shtëpi dhe pasi janë përballur edhe me të atin e Neymarit, në fund kanë dhënë urdhrin e sekuestrimit dhe akordimin e gjobës 1 milionë euroshe. Madje, tani Neymar, me shumë mundësi, do i duhet të kthejë gjithçka siç ishte më parë.