Choupette është macja bardhoshe e dizajnerit të ndjerë dhe ka jo vetëm një llogari në Instagram, por në pronësinë e saj një apartament shumë të bukur, ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet ku dizajneri i modës ka marrë pjesë.

 

Macja e bardhë mori zemrën e Karl dhe ai ka thënë se nuk është kurrë vetëm dhe se është praktikisht, si një zonjushë, që ka kujdestare personale, për natën dhe për ditën.

Choupette?

 

Merrni një karrige dhe uluni, sepse sipas cats.com, Choupette ka 13 milionë dollarë në llogarinë e saj. Nuk e dimë se si i fiton këto të ardhura, apo si “punon” për paratë e saj, por thuhet se është një ndër pretendentet kryesore për të marrë pasurinë 300 milionë dollarëshe të Karl Lagerfeld.

 

Edhe një foto e Choupette në jaht privat, sepse pse jo.