Një 24 vjeçar është nën hetim në Pogradec pasi ushtroi dhunë ndaj një 28 vjeçari.

 

 

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta. I riu ka goditur me grushte 28-vjeçarin dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit.

 

Specialistët e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për M. Ç., banues në fshatin Stropckë.

 

 

Gjithashtu në Korçë është arrestuar në flagrancë 33 vjecacari S. A., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.