Ilirjan Celibashi është përgjigjur për kërkesën e PS për anëtarë zëvendësues nisur nga fakti që PD nuk ka komisionerë në disa qarqe.
Celibashi thotë se pavarësisht se kërkon të shihet si diçka politike në fakt është një proces pa domethënie.
“Nuk kemi pse ta fshehum që kanë edhe interesa partitë politike në këtë proces. Duhet ta kuptojnë, nuk kanë dallim substancial nëse propozohen nga PD, PL apo PS.
Por në pikëpamje të ligjit, besoj që në pjesën dërrmuese sjellja e këtyre komisionerëve është në përputhje me ligjin. Nuk ka rëndësi çfarë përkatësie politike ka. E kuptoj që partitë i shtyjnë këto po për mendimin tim është një pik vështrim i gabuar. Për ne s’ka domethënie ky proces edhe pse dikush preferon ta shohë në mënyrë politike.”- tha Celibashi.