Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda vitit 2024.

 

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, ka shpërndarë disa foto nga punimi i projektit, që sipas tij do t’u ofrojë qytetarëve një alternativë plus në transportin e tyre.

 

Sipas tij, qytetarët shqiptarë do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis.

 

Ndër të tjera, Rama thotë se kjo vepër e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Tirana në Durrës nga 22 në 12 minuta.

 

Postimi i kryeministrit:

 

“Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024.Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis. Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta #VetëmPërpara”, shkruan Rama.