Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës është mbuluar nga një flamur gjigand. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:
“Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut”.
Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë.