Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe këtë sezon veror është çdo ditë në terren.
ARRSH thekson se, kontraktorët e mirëmbajtjes janë angazhuar në të gjitha akset për përmirësimin e tyre.
“Po punohet me rifreskimin e vijëzimeve, rifreskimin e tabelave vertikale, shtimin e tabelave informuese në pikat turistike”, bëri të ditur ARRSH-ja.
Gjithashtu, informoi ARRSH-ja, po punohet edhe në zëvendësimin e mbrojtëseve anësore metalike të dëmtuara gjatë periudhës dimërore.