Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth grabitjes së pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re. Burime zyrtare thanë se një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor dhe ka marrë prej aty një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.