Oficerët e policisë në Selanik arrestuan pasditen e së enjtes, një nënë shqiptare, pasi akuzohet se la fëmijën e saj 4 muajsh, të vetëm në makinë dhe shkoi që të bënte pazar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila shoqërohej dhe nga një 27-vjeçare, që po ashte u arrestua.

 

 

 

Arsyeja e arrestimit ishte pasi dy femrat e kishin lënë foshnjën në një makinë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias. Foshnja në makinën e parkuar jashtë dyqanit u pikas nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura.

 

Punonjësit e policisë së repartit Pylaia-Hortiatis lokalizuan dy shqiptaret brenda në dyqan, ku dhe u arrestuan. Ndaj dy vajzave rëndon akuza e ekspozimit të të miturit para rrezikut.