Flokët kaçurrela mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar, krehur dhe për t’u kujdesur, por kanë një avantazh të rëndësishëm, përveç se janë shumë tërheqës, shkruan focus.it.

 

Flokët e dredhur ofrojnë mbrojtjen më të mirë të kokës nga rrezet e diellit dhe nxehtësia dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse ky tipar evoluoi në hominidët e hershëm në Afrikë, ndërsa flokët e drejtë u shfaqën vetëm kur disa njerëz u zhvendosën në zona dhe gjerësi më të ftohta.

 

Arsyeja pse paraardhësit tanë, humbën qimet e trupit, por patën një skalp të trashë, është pikërisht për të mbajtur kokat tona nga mbinxehja në diell.

 

Për të eksploruar teorinë e funksionit termorregullues të flokëve, një grup studiuesish nga Universiteti Penn State (SHBA) i udhëhequr nga Tina Lasisi bëri një manekin të pajisur me sensorë termikë të vishte tre paruke, njëra e bërë me flokë të drejtë njeriu dhe dy të tjerët me flokë kaçurrelë.

 

Pasi ekspozuan manekinin ndaj rrezatimit të simuluar diellor në një mjedis të kontrolluar, studiuesit matën se cilat flokë e shpërndanin më mirë nxehtësinë.

 

Flokët shumë kaçurrela, të ngjashme me ato të njerëzve me prejardhje afrikane të kohëve të fundit, janë treguar të jenë më efikasët në izolimin e kokës nga nxehtësia.

 

Studimi ka rëndësi sepse është studimi i parë që shikon llojin e flokëve nga një këndvështrim evolucionar.