E ardhmja e Lionel Messit pritet të jetë telenovela e kësaj merkato vere. Argjentinasi nuk ka ndërmend të rinovojë për një tjetër sezon me PSG-në dhe kjo ka ngjallur interesin e ekipeve. Madje sipas asaj që raporton “Reuters”, Arabia Saudite ka nisur të joshë sulmuesin argjentinas. Një ofertë zyrtare prej Al Hilal dhe që vlen 400 milionë dollarë në vit ka mbërritur për futbollistin. Shifër tepër e lartë që e shndërronte 7 herë fituesin e Topit të Artë në lojtarin më të paguar në botë.

 

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjia e Messit, i lidhur gjithashtu me një kalim te Barcelona, kampionatin amerikan te futbollit dhe në klubin e fëmijërisë, Neëell Old Boys. Për momentin, sulmuesi argjentinas është Ambasador turizmi për Arabinë Saudite, teksa do të ndiqte kështu gjurmët e Cristiano Ronaldos. Portugezi kaloi në Janar në radhët e Al Nassr, duke siguruar një marrëveshje për rreth 220 milionë dollarë në sezon.

 

Në rast se gjithçka do të konfirmohej, kampionati arab i futbollit do të ishte ndër më të titulluarit në Botë. Me dy futbollistë plot cilësi si Ronaldo e Messi, Arabia Saudite do të konsiderohej edhe si kampionati më i vlefshëm.