Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka thirrur ambasadorin izraelit në Holandë për t’i kërkuar atij të japë një shpjegim pas akuzave se shërbimet izraelitë të spiunazhit kanë kryer një fushatë të fshehtë përgjimi dhe spiunazhi kundër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).
Ministria holandeze njoftoi se ambasadorit izraelit i është kërkuar të raportojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me pretendimet në artikujt e botuar në ‘The Guardian’ dhe ‘+972 Magazine’.
Vërejtjet erdhën në një deklaratë me shkrim të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Hanke Bruins Slot, ministri i Punëve të Brendshme, Hugo de Jonge dhe ministri i Drejtësië dhe Sigurisë, Dilan Yesilgoz-Zegerius.
"Qeveria aktivitetet e tilla i konsideron si një formë të ndërhyrjes së huaj të padëshirueshme dhe e konsideron atë krejtësisht të padëshirueshme", thuhet në deklaratë, ku theksohet se ka kontakte të vazhdueshme me ICC-në për "shqetësime të ndryshme të sigurisë".
Megjithatë, ministria holandeze nuk ka dhënë detaje mbi këto diskutime për arsye të sigurisë.
Deklarata po ashtu thekson se Holanda, si shtet pritës i ICC-së, është e detyruar sipas një marrëveshjeje me gjykatën të mbrojë sigurinë e personelit të gjykatës dhe të sigurojë që ajo "të jetë e lirë nga ndërhyrja e çdo lloji".
Në fillim të muajit qershor, ligjvënësit holandezë kërkuan një hetim mbi akuzat për spiunazh nga Izraeli për të penguar hetimet e ICC-së ndaj zyrtarëve izraelitë.
Një pyetje me shkrim e paraqitur nga anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Kati Piri, u kërkoi ministrave të hetojnë aktivitetet e pretenduara. Piri është anëtare e Aleancës së Majtës së Gjelbër-Partisë Laburiste të udhëhequr nga ish-zv/presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.
Përpjekjet thuhet se synojnë të pengojnë hetimet për krimet e luftës të kryera në territoret palestineze.
Më 20 maj, kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, kërkoi urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe tre zyrtarë palestinezë, duke përmendur arsye të besueshme për të besuar se ata mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit./aa