Nga Farka Erion Veliaj ju përgjigj akuzave të opozitës mbi investimet që ka bërë Bashkia e Tiranës duke thënë se pasi lanë pushtetin rezultoi se në qytet nuk ishte bërë asgjë. Për herë të pare tha Veliaj, është bërë një punë publike pa shpronësim, pasi një pjesë e pronarëve i kanë dhuruar qytetit një rrugë lidhëse liqenit të Farkës me pedonalen.

 

“Këta që masin pemët tona kur e mbollën pemën e fundit? Këta që thonë na jep votën, kur e bënë çerdhen e fundit, shkollën e fundit? . Më rezulton zero. Kjo nuk është punë partish, por punë shoqnie e dashnije. Ndjehem i përulur për të gjithë që kanë dhënë një dorë që të kishim këtë histori suksesi. Jemi mirënjohës për secilin që mbolli një pemë, që dhuroi një stol, solli një lodër, organizoi një aktivitet ne besojmë që kur jemi bashkë do të bëjmë gjëra që janë të pamundura veç e veç”, u shpreh Veliaj.