Prefekti Korçës Nertil Jole ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në jug-lindje të Elbasanit dhe veri-perëndim të Ersekës.

 

Përmes një postimi në facebook Jole bën me dije se nga tërmeti 4.8 ballë nuk ka pasur asnjë banesë të dëmtuar.

 

Ai thekson se ekipet e emergjencave janë në terren dhe po bëjnë vlerësimin e situatës.

 

 

“Gjatë natës së kaluar lëkundje tërmeti u ndjenë në zonën tonë dhe epiqendra ishte në fshatin Mollas. Nga biseda që pata këtë mëngjes me administratorin e Mollasit dhe banorë të Qafzezit, mësova se nuk ka patur pasoja. Ekipi e emergjencave do të jetë në terren për çdo nevojë të banorëve dhe vlerësim të situatës”, shkruan Jole.