Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një person ka humbur jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

 

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K.

 

Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se viktima është shtetasja A.K, ndërsa shtetasi M.K ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

 

Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore”, tha policia.

 

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.