Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 45 ditë për Genis Mustafën dhe nga 30 ditë burg për Robert Domin dhe Andrea Demën.

 

Tre të akuzuarit u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë pasi u kapën nga uniformat blu me mbi një kilogram lëndë narkotike kokainë.

 

Të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzën.

 

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shisnin drogë në disa zona të kryeqytetit. Sipas informacioneve, droga sigurohej në Shijak nga Andrea Dema dhe Robert Domi, të cilët më pas e sillnin në Tiranë dhe ia jepnin për shpërndarje Genis Mustafës.

 

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë