Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, në natën midis së shtunës 6 dhe të dielës 7 maj në Torremaggiore, në zonën e Foggia në Itali.

 

Mediat italiane traportojnë se vrasësi i dyshuar është babai i viktimës 16-vjeçare. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët. Në momentet ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e vrasësit të dyshuar. Gruaja tani është e shtruar në spitalin e Foggia.