Të burgosur, shpëtojeni ekonominë britanike. Kështu, siç zbulon gazeta “Times”, qeveria e Rishi Sunak, në vend që të lehtësojë vizat për emigrantët, ka vendosur të lirojë mijëra të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u ofruar atyre liri të përditshme në këmbim të punës, veçanërisht në sektorët më të prekur, si ai i kulinarisë, mikpritjes, shërbimit, ndërtimit dhe transportit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, për më shumë se një vit, ka 1.2 milionë vende të lira pune që nuk mund të plotësohen për arsye të ndryshme: pasojat e Covid-19, siç ndodh vërtet edhe në vendet e tjera europiane, dhe nga një ekonomi globale e paqëndrueshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacioni që vjen bashkë me të. Por kjo plagë duket se përkeqësohet në të gjithë shtetin ishull nga Brexit dhe sistemi i ri dhe shumë i ashpër i imigracionit, i bazuar në pika, sipas modelit australian, i cili komplikon ndjeshëm fluksin e lehtë të punëtorëve europianë dhe nga vendet e trete, siç ishte përpara se Londra t’i thoshte lamtumirë familjes së Bashkimit Europian.
Për ekspertët, ku është një paradoks i vërtetë fakti se mijëra emigrantë, përfshirë dhe ata shqiptarë, që rrezikojnë jetët e tyre duke kaluar ilegalisht kanalin deportohen për në atdheun e tyre, pa marrë parasysh kualifikimin apo lehtësimin e barrës për bizneset që nuk përmbushin stafin e tyre.