A mendoni se kur jeni të etur, zgjidhja më e mirë për të marrë sa më shumë hidratim është të pini një gotë ujë? Përgjigja është jo!
Sipas një studimi të Universitetit të St. Andrews, Skoci, qumështi është pija që i siguron trupit hidratimin më të mirë dhe afatgjatë.
Studiuesit zbuluan se uji i pa gazuar ose i gazuar – bën një punë mjaft të mirë për të rihidratuar shpejt trupin, por pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.
Qumështi është më hidratues se uji
Hulumtimi zbuloi se qumështi hidraton edhe më shumë se uji i thjeshtë, pasi përmban laktozë, proteina dhe yndyra, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe ruajtjen e hidratimit për më gjatë.
Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup.