Një 75-vjeçar dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit  ku banon vajza e tij në lagjen nr. 18, Korçë.

 

 

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari vuan nga depresioni.

 

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

 

 

“Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.