Një i ri është plagosur me armë zjarri në Lezhë.
Sipas policisë, në urgjencën e spitalit të qytetit është paraqitur shtetasi A.L., banues në Rrilë, i qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Plagosja e 22-vjeçarit ka ndodhur në rrethana të paqarta për forcat e rendit.
“Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, lexohet në njoftimin e policisë.