Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Hasbulla Magomedov, 20-vjeçar është arrestuar në Dagestan, Rusi. Kështu shkruajnë mediat e huaja duke thënë se ka kryer shkelje të drejtimit të automjetit.

 

20-vjecari dhe shokët e tij bllokuar rrugën kryesore për të blerë petulla. Hasbulla ka kërkuar falje për ngjarjen në rrjetet sociale. Ai premtoi se nuk do ta bënte më kurrë dhe konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën.

 

I riu ka mbi 7 milionë ndjekës në Instagram, ku njerëzit e pëlqejnë se është ‘i vogël’ dhe ka mimika komike.

 

Ai njihet për miqësinë e tij me Khabib Nurmagomedov, legjendën e UFC-së dhe sipas disa burimeve, popullaritetin e tij e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të fituar shuma të mëdha parash.