Tre këmbësorë humbën jetën pasi u përplasën nga një tren mallrash të mërkurën në qytetin suedez Orebro, njoftuan mediat lokale të enjten.
Përplasja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës.
Administrata Suedeze e Transportit, përgjegjëse për mbikëqyrjen e rrjeteve të transportit në të gjithë vendin, tha se këmbësorët nuk arritën ta vërejnë trenin që po afrohej ndërsa kalonin nëpër shina.
Viktimat, të cilat ende nuk janë identifikuar, sapo kishin zbritur nga një tren pasagjerësh dhe ishin duke kaluar shinat kur treni i mallrave u afrua, duke i gjetur të papërgatitur./aa