Sistemi i alarmit të hershëm të paralajmërimit sizmik të qytetit të Mexico City u ndez gabimisht sot gjatë punimeve të mirëmbajtjes, duke i bërë banorët të pushtohen nga paniku dhe vrapojnë në rrugë në pritje të një tërmeti që doli të ishte një alarm i rremë.

 

Alarmi ra u dëgjua në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa banorët u larguan në panik nga zyrat dhe banesat, madje edhe spitalet, transmeton Telegrafi.

 

Kryebashkiakja e qytetit, Claudia Scheinbaum, njoftoi në Twitter se alarmi ishte aktivizuar, por nuk kishte asnjë tërmet apo lëkundje të tokës në qytet.

 

“Për shkak të një gabimi gjatë punës së mirëmbajtjes, alarmi sizmik u aktivizua aksidentalisht në 851 vendndodhje në Mexico City. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar nga incidenti”, njoftoi qeveria në Twitter, raporton Reuters.

 

Tërmetet shpesh tundin Mexico Cityn, ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse, dhe një sistem alarmi sizmik paralajmëron banorët, duke u lejuar atyre kohë të çmuar për t’u evakuuar në siguri përpara se të godasin. /Telegrafi/