Miqtë e Mikele Tatanit, 19 vjeçarit që humbi kontrollin e makinës BMW dhe u përplas me pemën kanë folur për aksidentin tragjik që la të vdekur 2 vajzat Eralda Spahillari dhe shoqen e saj Barbara Brotto. Ndërsa të dashurit e tyre, vetë shoferi dhe shoku i tij Daniel Castelli mbetën të plagosur.

 

 

Miqtë kanë treguar dinamikën e ngjarjes po njësoj si Gëzim Qerosi, i cili ishte në makinën Volkswagen Polo bashkë me tre të rinj të tjerë dhe panë momentin e përplasjes.  Ata kanë mohuar se ishin duke ecur me shpejtësi dhe hedhin poshtë mundësitë se po bënin gara.

 

“Po ecnim me 70 km/h. Ne kemi qëndruar gjithë kohës aty. Vetëm njëri prej nesh u kthye në makinë por e bëri për të lajmëruar babain e Danielit”, mësohet të kenë thënë shokët ndërsa theksuan se BMW-ja u fut në parakalim në të majtë kur preku ‘Polon’ dhe humbi kontrollin e mjetit.

Ndërkohë dje, më 8 mars, Gabriella, nëna e Barbara Brotto-s foli: “U kërkoj atyre që e donin vajzën time të qëndrojnë pranë jo vetëm me ne, por me të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident dhe prindërit e tyre. Kjo tragjedi shkatërroi tetë familje”. 

 

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e vajzës së saj të vetme, gruaja gjeti forcën t'u drejtojë një mendim edhe atyre që kanë mbetur me një gur në ndërgjegje. Gabriella nuk thotë asgjë për dinamikën dhe përgjegjësitë e aksidentit.

 

Megjithatë uron që djemtë që po luftojnë në spital t’ia dalin. Dhe gjithashtu synon të "lehtësojë" presionin mbi Nesret Tatani, i cili ishte kritikuar në rrjetet sociale se i kishte dhënë BMW-në e tij hua djalit të tij, i cili e kishte lejen e drejtimit vetëm për disa muaj leje drejtimi.

 

 

Nëna është në pritje të lejes së organit gjyqësor për të caktuar datën e varrimit , që dy familjet, e saj dhe e Eraldës do të donin të bëhej në një ceremoni të vetme në katedralen e Oderzos.