Një aksident është regjistruar para pak minutash në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

 

Ndërkohë nga aksidenti mësohet se janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Gramshit.

 

 

Sakaq, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.