Nga rënia e ashensorit ditën e djeshme në një pallat ndërtimi, janë plagosur dy persona. Ditën e sotme është arrestuar  drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

 

 

Gjatë rënies së ashensorit janë plagosurit shtetasi me iniciale A.B., 52 vjeç dhe një shtetas turk me iniciale Z.S., 50 vjeç.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 48-vjeçari me iniciale M.B.

 

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi.

 

Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.

 

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.