Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas deklaratës së përbashkët të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), njoftohet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet e Bregut Perëndimor, si Nablus, Salfit, Qalqilya, Jenin dhe El-Halil.

Gjatë këtyre bastisjeve, u arrestuan edhe 12 palestinezë të tjerë, përfshirë persona të cilët ishin liruar më parë.

Numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 9.185.

Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë kanë përdorur dhunë kundër palestinezëve dhe familjeve të tyre që ata i kanë ndaluar gjatë bastisjeve, kanë dëmtuar shtëpitë e tyre dhe kanë hapur zjarr direkt.

Thuhet se Izraeli i ka nënshtruar në mënyrë sistematike palestinezët ndaj ndëshkimeve kolektive përmes "sulmeve gjithëpërfshirëse" kundër palestinezëve që nga 7 tetori.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se që nga 7 tetori 2023, 534 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor./aa