Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe mes Türkiye-s, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbahen më 10-11 maj në Istanbul.

 

Në një deklaratë nga ministria lidhur me çështjen thuhet: "Në pritjen e vendit tonë më 10-11 maj në Istanbul do të mbahen bisedime dypalëshe dhe shumëpalëshe mes Türkiye-s, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara (OKB)".

 

"Në bisedimet në fjalë do të diskutohen çështjet për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit për të menaxhuar në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efektive Korridorin e Drithit i cili është jetik për furnizimin dhe sigurinë botërore të ushqimit dhe për të parandaluar dëmtimin e vendeve në nevojë duke siguruar stabilitet në çmimet e ushqimit si dhe për anijet tona tregtare që kanë mbetur të bllokuara në portet e Ukrainës për shkak të kushteve të konfliktit dhe për të formuar një plan evakuimi të detajuar dhe të sigurt të ekuipazheve të tyre në vendin tonë", thuhet në deklaratë./AA