Nuk i gjeni dot çelësat e makinës? Harroni listën e ushqimeve? Nuk e mbani mend emrin e dikujt? Nuk je vetëm. Të gjithë i harrojnë gjërat herë pas here. Megjithatë, humbja e kujtesës duhet trajtuar si problem. Ndonëse nuk ka garanci kur bëhet fjalë për parandalimin e humbjes së kujtesës ose demencës, disa aktivitete mund të ndihmojnë. 

 

1. Jini fizikisht aktiv çdo ditë

 

Aktiviteti fizik rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe trurin. Kjo mund t'ju ndihmojë të mbani kujtesën tuaj aktive.

 

2. Qëndroni mendërisht aktiv

 

Ashtu si aktiviteti fizik e mban trupin në formë, aktivitetet që angazhojnë mendjen ndihmojnë në mbajtjen e trurit në formë. Këto aktivitete mund të ndihmojnë në parandalimin e njëfarë humbjeje të kujtesës. Bëni fjalëkryqe. Lexoni. Luani lojëra. Mësoni një instrument muzikor. Provoni një hobi të ri, apo çfarëdolloj gjëje tjetër e cila do t’ju mbajë mendërisht aktiv.

 

3. Kaloni kohë me të tjerët

 

Ndërveprimi social ndihmon në largimin e depresionit dhe stresit. Të dyja këto mund të kontribuojnë në humbjen e kujtesës. Bashkohuni me të dashurit, miqtë dhe njerëzit e tjerë, veçanërisht nëse jetoni vetëm.

 

4. Qëndroni të organizuar

 

Ka më shumë gjasa të harroni gjërat nëse shtëpia juaj është e rrëmujshme ose nëse shënimet i keni rrëmujë. Shënoni detyrat, takimet dhe ngjarjet e tjera në një fletore, kalendar ose planifikues elektronik. Mbani të përditësuara listat e detyrave.  Kufizoni shpërqendrimet. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. 

 

6. Hani një dietë të shëndetshme

 

Një dietë e shëndetshme është e mirë për trurin. Hani fruta, perime dhe drithëra. Zgjidhni burime proteinash me pak yndyrë, si peshku dhe fasulet. Ajo që pini gjithashtu ka rëndësi. Alkooli i tepërt mund të çojë në konfuzion dhe humbje të kujtesës.

 

7. Menaxhoni problemet kronike shëndetësore

 

Ndiqni këshillat e mjekut për trajtimin e gjendjeve mjekësore, të tilla si presioni i lartë i gjakut, diabeti, depresioni, humbja e dëgjimit dhe obeziteti.

 

Kur të kërkoni ndihmë për humbjen e kujtesës

 

Nëse jeni të shqetësuar për humbjen e kujtesës, lini një takim me mjekun. Nëse humbja e kujtesës ndikon në aftësinë tuaj për të kryer aktivitetetet e përditshme, nëse vëreni se kujtesa përkeqësohet, ose nëse një anëtar i familjes ose një mik është i shqetësuar, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.