Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka njoftuar se do të divorcohet nga bashkëshorti i saj, Markus Räikkönen. Ata u martuan në vitin 2020 dhe kanë një vajzë 5-vjeçe.
Lajmi është bërë i ditur nga të dy ata, ku secili e ka postuar në llogaritë e tyre në Instagram.
“Së bashku kemi bërë kërkesë për divorc. I jemi mirënjohës për 19 vite bashkë dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar Marin.
Çifti thotë se ata mbeten miqtë më të mirë dhe “do të vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin”.
Marin dhe Räikkönen u martuan në gusht 2020 dhe kanë së bashku një vajzë 5-vjeçare. Dasma, në rezidencën zyrtare të Kryeministrit në Helsinki, erdhi si një surprizë gjatë një pushimi të bllokimit të COVID në Finlandë.
Jeta private e Marin u bë kryefjalë në fund të verës 2022, kur video e saj duke kërcyer shumë afër me një muzikant finlandez u bë virale. Në një moment ai duket se u përkul dhe e puthi në qafë, por Marin e hodhi poshtë incidentin, duke thënë se ajo nuk kishte bërë asgjë të papërshtatshme.