Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një takim me sekretarin britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps.

Sipas njoftimit nga Departamenti amerikan i Shtetit, Blinken u takua me Shapps në kryeqytetin Washington.

Blinken dhe Shapps diskutuan mbi sulmin e kryer ndaj bazës amerikane në kufirin Siri-Jordani, ndërsa Blinken ka theksuar se do të kërkojnë llogari ndaj përgjegjësve të këtij sulmi.

Dy zyrtarët diskutuan, ndër të tjera, edhe mbi veprimet ndërkombëtare për të mbajtur rebelët Houthi me mbështetjen iraniane në Jemen përgjegjës për sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Blinken dhe Shapps gjithashtu përsëritën mbështetjen e tyre për ndihmat ushtarake dhe të tjera ndaj Ukrainës.

Në sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot (dron) kamikaz më 28 janar ndaj bazës amerikan në kufirin Jordani-Siri, humbën jetën tre ushtarë të SHBA-së dhe u plagosën mbi 40 të tjerë./aa