Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë kriminale të trafikut të drogës me origjinë shqiptare.
Operacioni është zhvilluar më 26 prill, dhe përfundoi me 16 kontrolle dhe 19 të arrestuar, ku mes tyre edhe shqiptarë. Po ashtu janë konfiskuar një numër të madh bimësh të konfiskuara si dhe para, armë dhe pajisje për kultivimin e ambienteve të brendshme.
Sipas mediave spanjolle, operacioni i Gardës Civile synonte çmontimin e plantacioneve të ndryshme të marijiuanës që janë nën vëzhgim prej kohësh. Operacioni është shtrirë në qytetet Mont-roig del Camp në Miami Platja (Baix Camp), në Pratdip (Baix Camp) dhe në Ulldecona (Montsià).
Nga 19 të arrestuarit dy javë më parë, 9 janë në burg dhe 10 të tjerë u lanë të lirë.