Nga shkolla e fëmijërisë, “Kosova”, moderatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha i uron Erion Veliajt fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

 

Shakohoxha shprehet se, shkolla “Kosova” është shembulli më i qartë se si Veliaj shpëtoi truallin e destinuar për t’u bërë pallat duke e bërë një nga shkollat më të bukura.

 

“Kjo është shkolla e fëmijërisë time, shkolla “Kosova”. Ka qenë nga më të bukurat e Tiranës. Ndër vite pati probleme të shumta, edhe e dogjën, pastaj e shndërruan në një parking me diabolizmin për të ndërtuar një pallat të madh edhe në këtë copë të bukur të Tiranës. Por një djalë kampion si Erion Veliaj e ktheu këtë shkollë edhe njëherë me madhështinë e saj. Kampion nuk lind, kampion bëhesh me djersë, përkushtim dhe sakrifica. Ky është kryetari i bashkisë që duam. Ky është kryetari i bashkisë, kampion që kemi ne. Erion Veliaj, votojmë për ty të gjithë”, thekson Shakohoxha.