Presidenti turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka kritikuar mediat ndërkombëtare të cilat kohët e fundit janë përpjekur të ndikojnë në opinionin publik me artikuj për zgjedhjet e 14 majit në Türkiye.

 

"Çfarë thonë të gjitha revistat në kopertinat e tyre… ErdoÄŸan-i duhet të shkojë. Kështu thonë në Gjermani, Francë dhe Angli. Çfarë doni ju? Si i vendosni këto fjalë në kopertinat e këtyre revistave? Nuk jeni ju, Perëndimi. Është kombi im që do të vendosë për atë", tha ErdoÄŸan në një ngjarje në Istanbul.

 

Deklaratat e presidentit ErdoÄŸan erdhën pasi revista britanike ‘The Economist’ shënjestroi presidentin turk me një kopertinë ku thuhej "Të shpëtojmë demokracinë", "ErdoÄŸan-i duhet të shkojë" dhe "Voto!".

 

Revistat franceze ‘Le Point’ dhe ‘L’Express’ gjithashtu shfaqën kopertina kundër presidentit ErdoÄŸan.

 

Më 14 maj, të dielën, në Türkiye do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

 

Në fletën e votimit presidencial, votuesit do të zgjedhin midis ErdoÄŸan-it, kreut të Partisë Popullore Republikane (CHP) opozitare, Kemal KılıçdaroÄŸlu dhe kandidatit të Aleancës ATA, Sinan OÄŸan, ndërsa Muharrem Ä°nce dje u tërhoq nga gara.

 

- Pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në Türkiye

 

Lidhur me pretendimet e KılıçdaroÄŸlu-t për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 14 majit, ErdoÄŸan tha se ai po tallet me Rusinë.

 

"(KılıçdaroÄŸlu tha se) Rusia po manipulon zgjedhjet në Türkiye. Turp të kesh. Nëse them ‘Amerika po manipulon zgjedhjet në Türkiye, Gjermania po i manipulon, Franca po i manipulon, Anglia po i manipulon’, çfarë do të thoshe (KılıçdaroÄŸlu)", tha ErdoÄŸan.

 

Presidenti ErdoÄŸan tha se është në kontakt me këto vende për 20 vjet dhe e pyeti KılıçdaroÄŸlu-n "Sa herë ke ardhur bashkë me ta? Si i njeh ata".

 

Dje, KılıçdaroÄŸlu e akuzoi Rusinë se qëndron pas video përmbajtjes që dyshohet se diskreditonte kandidatët për president në zgjedhjet e të dielës.

 

"Të dashur miq rusë, ju qëndroni pas montazheve, komploteve, përmbajtjeve të thella false dhe kasetave që u ekspozuan në këtë vend dje. Nëse doni që miqësia jonë të vazhdojë pas 15 majit, largoni duart nga shteti turk. Ne ende jemi në favor të bashkëpunimit dhe miqësisë", shkroi KılıçdaroÄŸlu në Twitter.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet turke dhe shtoi se "ata që përhapin thashetheme të tilla janë gënjeshtarë"./AA