Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan votoi në Istanbul për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që mbahen në Türkiye.

 

ErdoÄŸan doli nga banesa e tij në zonën Kısıklı në Üsküdar së bashku me bashkëshorten e tij Emine ErdoÄŸan dhe mbërriti në shkollën "Saffet Çebi" për të votuar.

 

Presidenti ErdoÄŸan u mirëprit përzemërsisht nga qytetarët që mbushën sheshin e shkollës, ndërkohë presidenti u prit nga kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, kryetari i Bashkisë Üsküdar, Hilmi Türkmen, kryetari i AK Partisë për Istanbulin, Osman Nuri Kabaktepe si dhe të interesuar të tjerë.

 

Presidenti ErdoÄŸan dhe bashkëshortja e tij Emine ErdoÄŸan hynë në radhë në klasën ku ndodhej kutia e votimit "3279". Pas përshëndetjes me zyrtarët në kutinë e votimit, ErdoÄŸan dhe Emine ErdoÄŸan u dhanë zyrtarëve të kutive të votimit kartat e tyre të identitetit për kontrollin e nevojshëm.

 

ErdoÄŸan dhe Emine ErdoÄŸan kaluan në kabinën e votimit dhe më pas kryen procesin duke hedhur zarfet në kutinë e votimit.

 

Në kutinë e votimit "3279" ku votoi presidenti ErdoÄŸan do të kryejnë detyrën e tyre qytetare 380 votues.

 

Në listën e votuesve presidenti ErdoÄŸan renditet në vendin 175-të ndërsa Emine ErdoÄŸan në vendin e 174-t./AA