Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, Silvi Bardhi bëri sot një denoncim.
Ajo tha para mediave se votuesit po marrin fletë votimi me shenjë, ndërsa kërkoi që KQZ-ja dhe Policia e Shtetit që të merrnin masa. Mes të tjerash ajo bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votime.
DENONCIMI I ZËDHËNËSES PËR BASHKINË TIRANË SILVI BARDHI
Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit.
Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla “Luigj Gurakuqi”. I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi.
Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë. Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do teë ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari.
Dilni dhe votoni masivisht.